Emocionet e Europa League, finale e parakohshme në "San Siro"

Emocionet e Europa League, finale e parakohshme në "San Siro"

Do të luhen sot në mbrëmje takimet e para të raundit të 1/8-ave të Europa League.

Vëmendjen më të madhe do ta marrë padiskutim supersfida e cila luhet në "San Siro", ajo mes Milanit dhe Arsenal. Një finale e parakohshme sipas ekspertëve dhe një takimi që pritet të jap bukurinë kësaj faze.

Kjo ndeshje vjen në kohën e duhur për kuqezijtë, që vijnë në këtë përballje pas një ecurie fantastike. Djemtë e drejtuar nga Gennaro Gattuso nuk humbin prej 27 dhjetorit të vitit të kaluar nga ku kanë siguruar dhe finalen e Kupës së Italisë.

Në krahun tjetër Arsenal nuk po gjen qetësi në kampionat, duke u pozicionuar plot 13 pikë larg një vendi që të dërgon në Champions League. "Topçijtë" nuk fitojnë prej 4 takimesh dhe vijnë në këtë përballje më të uritur se kurrë, pasi objektivi i tyre është triumfi në këtë kompeticion, pasi sipas të gjitha gjasave, shpresat që sigurimi i një bileta nga kampionati për në Uefa Champions League është shuar.

Takim interesant luhet dhe në "Olimpico", aty ku Lacio e Thomas Strakoshës pret ukrainasit e Dinamo Kiev ndërsa plotësojnë këtë fazë, takimet Dortmund-Salbzurg, CSKA Moskoë-Lyon, Atletiko Madrid-Lokomotiv-Moskoë, Marseille-Ath.Bilbao, RB Leipzig-Zenit dhe Sporting-Plzen.

EMISIONET