Emocionet e 50 viteve në skenë të “Valltarit fluturues”

Emocionet e 50 viteve në skenë të “Valltarit

“Valltari fluturues” do të përcillet nesër për në banesën e fundit por vallet e tij nuk do të harohen kurrë.

Rexhep Çeliku është ndarë sot nga jeta në moshën 63-vjeçare,pas një betejë me një sëmundje të rëndë ndërsa kishte 47 vite jetë në skenë. Mijëra shfaqje numërohen në skenën kombëtare dhe asaj botërore.

E nisi rrugëtimin e tij si valltar rastësisht kur në moshën 14 vjeçare punonte në ndërtim prapa TKOB dhe takoi profesor Panajotin. Më pas në moshën 16 vjeçare erdhi skena e Ansamblit. Prej atëherë nuk iu nda valles shqiptare.

"Në kohën e komunizmit arrinim rreth 290 shfaqje në vit. Gati 50 vjet jetë, djersë e gjak në skenë është punuar shumë, lodhje e jashtëzakonshme por dhe sadisfaksion i jashtëzakonshëm" u shpreh Çeliku në një intervistë për emisionin "Adam" të gazetares Denisa Cerma që u transmetua në Channel One në maj 2017

Ansambli është një thesar i madh i ngjarjeve të bukura, shfaqjeve dhe koncerteve në të gjithë botën, dhe ai ishte dhe do të mbetet pjesë e këtij thesari

EMISIONET