Emisioni i ri i lajmeve, Ora News vjen me një format të ri nën drejtimin e Ilva Tares

Emisioni i ri i lajmeve, Ora News vjen me një format të ri nën

Nga e marta e 16 janarit, lajmet në Ora News nuk do të jenë më njësoj. Korniza e një folësi që anoncon kronikat e njëpasnjëshme do të kthehet në një moderim të mirëfilltë të prezantimit, trajtimit dhe analizës së një ngjarjeje të caktuar.

Protagoniste e ekranit në mbrëmje do të jetë  Ilva Tare, gazetarja me një eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në televizionet shqiptare, si dhe drejtore e informacionit në Ora News,  e cila do të kthehet në drejtuesen e emisionit të lajmeve të orën 20 nga e marta në të premte,

Ilva Tare: Do të shfrytëzoj 20 vitet e eksperiencës në gazetari por edhe në drejtimin e departamenteve të lajmeve për të sjellë një emision informativ përtej raportimit të lajmit, duke u thelluar për të duke dhënë përgjigjet që kanë shumë qytetarë që duan ti dinë se çfarë ndodh me ngjarjet e ditës. Por pse jo, do të thellohemi edhe më shumë me intervista ekskluzive dhe me mënyrën e trajtimit të kronikave që do të jetë krejt e ndryshme ndaj ju ftoj mos e humbisni edicionin qendror të lajmeve në Ora News në orën 20:00.

Përgjatë 1 ore, shikuesit do të ndjekin ngjarjet më të rëndësishme të ditës, të punuara me detaje dhe me elementë grafikë, që do të pasohen me analizë të shkurtër nga gazetarët tanë të cilët do të jenë zëri dhe figura e kronikave të çdo mbrëmje. Elementi tradicional i edicioneve të lajmeve të Ora Neës, do të mbetet intervista e mbrëmjes, ku të ftuarit do të jenë përballë Ilva Tares përreth 25 minuta për të folur mbi çështjet kryesore të interesit publik. Nga e marta, lajmet në Ora News ndryshojnë format.

EMISIONET