Eminem 'çmend' Italinë me koncertin e parë

Rreth 80 mijë njerëz thyen rekordin e shitjes së biletave për koncertin e parë të reperit Eminem në Itali. Ai ka ndezur atmosferën duke bërë të gjithë të pranishmit të brohorisnin me të madhe gjatë performancës.

Reperi nga Detroiti e bëri koncertin në qytetin e Milanos dhe ka surprizuar fansat me hitet e tij prej vitesh si "my Name is", "The Real Slim Shady" dhe "Lose Yourself".

Edhe pse karriera e tij ka nisur që prej viteve '90, Eminem ka performuar për herë të parë në Itali në turneun "Revival".

EMISIONET