Dy yjet me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Emina Cunmulaj janë bërë bashkë në Bahamas. Këngëtarja dhe modelja janë takuar gjatë pushimeve të tyre familjare në ishull.

Dhe Emina në një postim në Instagram nuk ka ngurruar të shprehë vlerësimin për Duan.

Ajo ka publikuar një foto të dy familjeve dhe shkruan: “Familja e bukur Lipa. Dua ti je mahnitëse. Energjia dhe bukuria jote e brendshme është përtej çdo gjëje.”

Gjithashtu Emina ka ndjekur koncertin e këngëtares në Bahams ku ndau me fansat momente nga perfomanca e saj.


/Ora News.tv/