Emina Cunmulaj është një modele me origjinë shqiptare që ka arritur majat e suksesit në shkallë ndërkombëtare. 

Por përveç suksesit në modelim, bukuroshja njihet për shpirtin humanitar. Gjatë verës ajo ka ndihmuar familjet e varfëra në Shqipëri.

Kjo ka bërë që ajo të nderohet duke u bërë anëtare e bordit të nismës për bamirësi 'Fundjava ndryshe".

"Me nder të madh dhe krenari të jashtëzakonshme, ju njoftoj rolin e ri që kam marrë si anëtare e bordit të #fundjavendryshe. Së bashku jemi më të fortë,"-ka shkuar Emina në një postim në rrjetin e saj social Instagram.

/Ora News.tv/