Modelja shqiptare që pushtoi revistat e huaja me pamjen dhe format e saj trupore është gati për tu bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka vetëm pak orë që kaloi festën madhështore të ditëlindjes së vajzës Ella Faria që mbushi 2 vjece dhe po bën kontrollin e përmuajshëm për foshnjen  e saj.

Me anë të një postimi në Instagram, na ka treguar se nga goditjet e foshnjes mendonte që është gjigant, por në fakt nuk ka asgjë të tillë.

"Ç’kemi bebe! Asgjë s’më bën më të lumtur se sa ta shoh të voglin tim në bark dhe meqë ra fjala, isha shumë e bindur se bebja është gjigante ngase po shqelmonte shumë, mirëpo mjeku më tha se ajo është madhësi normale. Kam veç një bebe që është e talentuar në shkelmime”, shkruajti ajo në fotografinë ku duket se po bën kontroll.

Tags