Është raportuar kohët e fundit se Emily Ratajkowski nuk po jeton më në të njëjtin apartament me të dashurin e saj Jeff Magid.

Dhe pavarësisht se nuk e konfirmuan ndarjen e tyre, supermodelja është parë në krahët e një tjetër mashkulli.

Ajo u fotografua me aktorin Sebastian Bear-McClard pas një darke në një restorant francez në Kaliforni.

26 vjeçarja po priste makinën kur aktori iu afrua duke e puthur në faqe e duke e përqafuar.

Mesa duket Emily tashmë është ndarë nga Jeff dhe ka zgjedhur të shkojë në krahët e Sebastian.

Emily njihet për fotot e saj provokuese dhe seksi në rrjetet sociale.


/Ora News.tv/