Aktorja dhe modelja e njohur Emily Ratajkowski është shfaqur në publik për herë të parë më bashkëshortin e saj.

Emily eci në tapetin e kuq të '2018 Film Independent Spirit Awards' më producentin dhe aktorin Sebastian Bear-McClard, një javë pasi u martuan në mënyrë të papritur në City Hall.

26-vjeçarja shkëlqeu e veshur me një fustan shumë të thjeshtë, ndërsa ajo që binte në sy ishte unaza e martesës.

Dasma e Emily ishte një surprizë për fansat, të cilët mësuan në Instagram se ajo i kishte dhënë beqarisë.

"Unë u martova sot,"-shkruajti aktorja, ndërsa postoi një sefi me Bear-McClard.

Dasma ishte e papritur për fansat pasi 26-vjeçarja kishte vetëm pak javë që dilte me producentin pasi i dha fund një lidhje 4 vjeçare me ish të dashurin Jeff Magid.

/Ora News.tv/