Emigranti shqiptar gjendet i vrarë në Spanjë

Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë në Tarragona të Spanjës. Viktima mësohet se është shtetasi Fatmir. A, 43 vjeç.

Policia e gjeti trupin e pajetë rreth orës 00:45 të së mërkurës, pas njoftimit të marrë se një burrë gjendej i shtrirë në tokë në një rrugë në Reus dhe në trup kishte plagë me armë zjarri.

Kur agjentët arritën në vendin e ngjarjes, ata kontatuan se viktima me me kombësi shqiptare, kishte disa të shtëna me armë zjarri në trup dhe doktori i Shërbimit Mjekësor Emergjent e konfirmoi vdekjen e tij.

Policia e Tarragonës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe autorët përgjegjës.

EMISIONET