Emigrantëve në Itali nuk do u duhet më certifikata e vlefshmërisë

Emigrantëve në Itali nuk do u duhet më certifikata e

Shqiptarëve nuk do tu duhet më të marrin certifikatë vlefshmërie për dokumentat e tyre që përdorin në shtetin italian.

Lajmin e dha Ministri i Jahstëm Ditmir Bushati gjatë një konference të përbashkët  me ambasadorin e Italisë në Shqipëri.

Bushati: Do të hiqet certifikimi i përkthimit të dokumentit që deri më sot shtetasit tanë kanë bërë pranë Ambasadës italiane.

Po ashtu edhe shërbimet për certifikatën, dëshminë e penalitetit etj si këto do të mund ti marrin online, duke kursyer kështu kohë dhe para.

Bushati: Kemi mundësi për të ofruar një shërbim të ri që do të merret më me pak kosto financiare, do të merret brenda një harku kohor më të shkurtër.

Janë 2.6 milion euro që Ambasada italiane përfitonte për këto shërbime të cilat nuk do ti përfitojë më.

Por ambasadori italian, Alberto Cutillo, tha se nëse ka cilësi në shërbim, për Italinë kjo nuk do të jepë problem.

Cutillo: Këto janë shifra për të cilat ne heqim dorë, por me bindjen se cilësia e shërbimit që do të ofrohet nga Ministria e Jashtme do të jetë e shkëlqyer.

Tashmë për ta bërë të vlefshmëm një dokument do të duhet vetëm përkthimi i tij nga një përkthyes i regjistruar dhe licensuar nga Ministria e Drejtësisë.


EMISIONET