Emigrantët shqiptarë taksapaguesit kryesor në komunitetiet e huaja

Emigrantët shqiptarë taksapaguesit kryesor në komunitetiet e

Në komunitetet e huaja në Itali emigrantët shqiptarë janë ndër taksapaguesit kryesor të shtetit italian si dhe kanë të ardhura vjetore më të larta se sa është mesatarja e përgjithshme e te ardhurave të çdo emigranti.

Instituti italian i studimeve mbi emigracionin, Fondacioni Leone Moressa sapo ka realizuar një dosjer statistikor për të përditshmen ekonomike "Il sole 24 ore",

Dosjeri merr në analizë të ardhurat vjetore të shtetasve të huaj që jetojnë e punojnë në Itali e emigrantët shqiptarë rezultojnë ndër më të pasurit, të dytët pas emigrantëve brazilianë,

Sipas këtij dosjeri janë 4 milionë shtetas të huaj në Itali, që deklarojnë të ardhurat e tyre e që derdhin cdo vit taksën vjetore ndaj të ardhurave të individit.

Mesatarja e të ardhurave të tyre vjetore është 10 961 euro.

Emigrantët me kombësi braziliane kanë të ardhura më të larta se kjo mesatare e baraz me 15 297 euro në vit.

Menjëherë pas tyre, pra në vend të dytrenditen emigrantë shqiptarë me të ardhura vjetare 13 983 euro në vit.

Analiza e bërë nga ky insitut studimor vërteton gjithashtu se ndër komunitetet e huaja në Italia, emigrantët shqiptarë, janë dhe ndër taksapguesitt kryesorë.

 Aktualisht llogariten të jenë rreth 287 mijë emigrantë shqiptarë që paguajnë këtë taksë duke u renditur të dytët pas emigrantëve rumunë që janë rreth 689 mijë. 37.4% e taksapguesve shqiptarë janë gra. 

Rajonet ku emigrantët paguhen më mirë janë Lombardia e Friuli Venezia Giulia, ndërsa në rajonet e Puglias, Calabria e Basilicata paga e tyre është më e varfër.

Ndër qytetet e mëdha Milano regjistron numrin më të lartë të emigrantëve që paguajnë taksën vjetore mbi të ardhurat,t e në nivel provicial rekordin e mban komuna e Pratos.

Përgjithëisht të ardhurat e deklaruara nga emigrantët e të gjitha kombësive në Itali janë rreth 59 miliardë euro në vit  e taksa që kanë derdhur ndaj shtetit italianë është gati 7.9 miliardë euro.

EMISIONET