Emigrantët dhe proceset e parregullta ligjore

Emigrantët dhe proceset e parregullta ligjore

Nga viti 1991 deri ne vitin 2000, Niki Varvakula, nje perkthyese e autorizuar e gjykates se Selanikut kishte pregatitur me dhjetera dosje shqiptaresh qe ishin denuar nga perkthimet e saj. Te demtuarit kishin bere ankese per parregullsi ne proces por askush nuk ishte shqetesuar. Ne vitin 2003 gazetarja Rudina Xhunga ne nje interviste surprize bere zonjes ne fjale, zbulon se Niki Varvakula nuk dinte asnje fjale shqip. 

Me dhjetera shqiptare nderkohe vuanin denimin ne burgjet greke. Avokati j Popullit Ermir Dobjani i ankohet homologut te tij grek Jorgos Kaminis, por e vetmja mase qe mirri shteti grek, ishte pushimi i perkthyeses nga puna. 

Nderkohe asnje proces per shqiptaret e denuar ne baze te perkthimeve te ketij individi nuk u rigjykua. Perkundrazi, hoqen nga puna edhe shqiptarin qe e kishte denincuar dhe punonte ne te njejten gjykate.

Rastet e perfaqesimit te keq ligjor nga avokatet e huaj, nuk ka gjetur pergjigje nga shteti shqiptar. Ambasadat apo konsullatat shqiptare nuk kane avokatet e tyre te besuar. Diplomatet me formim juridik jane pothuajse inekzistente. 

Nuk ekziston nje liber i emigracionit dhe as nje liste e te burgosurve ne burgjet e mbare botes. Sherbimet diplomatike jane ne gjendje te mjerueshme dhe me shume jane streha kusherinjsh sesa sherbime te specializuara ne ndihme te taksapaguesve shqiptare. Nderkohe ata qe paguajne kostot, jane ata qe edhe mbeshtesin me shume ekonomine shqiptare: emigrantet.


EMISIONET