Përpara ndeshjes së kthimit kundër Real Madridit ktë të martë (6 mars), trajner i Paris Saint-Germain, Unai Emery, tha se ai dëshironte që ekipi i tij të testohej kundër ekipit  më të mirë që Los Blancos mund të ofrojë.

Mungesat e Toni Kroos dhe Luka Modric mund të dobësojnë Real-in, por spanjolli i dëshiron ata në fushë.

"Unë dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë të Real Madridit," u tha ai gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes.

"Është një nga lojërat më të rëndësishme të sezonit, një moment unik për mbështetësit e PSG dhe për të gjithë Francë-n ".

“Një mundësi e madhe për të bërë një hap përpara."

Me 11-shen akoma të papërzgjedhur, Emery u pyet në mënyrë specifike për Angel Di Maria se kush nga Thiago Motta ose Lass Diarra do startojë ndeshjen.

"Di Maria është i gatshëm, ai e di se për çfarë ka të bëjë me Ligën e Kampionëve ", vazhdoi ai.

" Motta dhe Lass janë gjithashtu të gatshëm të luajnë, ata kanë përvojë dhe për mua zgjedhja nuk do jetë e vështirë ".


/Ora News.tv/