Emergjencë në Dajç, FA transportojnë 27-vjeçarin drejt spitalit të Shkodrës

Emergjencë në Dajç, FA transportojnë 27-vjeçarin

Forcat e Armatosura kanë asistuar një emergjencë shendetësore në Dajçin e goditur nga përmbytjet.

Mësohet se efektivët e ushtrisë po transportojnë me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës një 27-vjeçar i cili ka ka shfaqur insuficence respiratore.

Forcat e Armatosura vazhdojne të jenë të angazhuara në operacion me 50 efektive në Dajç e Obot.

Vetëm sot jane evakuuar 20 banore, si dhe jane transportuar 31 banore dhe 65 krere bagëti.

Ne perforcim nga Tirana jane derguar dhe 6 mjete te kalueshmerise se larte.

EMISIONET