Këngëtari i njohur Elton John është mik i ngushtë i familjes mbretërore dhe ka pasur marrëdhënie të ngushta me princeshë Dianën.

Ylli i muzikës thuhet se ka anulluar dy koncerte për tu siguruar se do të jetë i lirë për të marrë pjesë në dasmën mbretërore të princ Harryt dhe Meghan Markle në maj, raporton The Sun.

Ikona 70 vjeçare e muzikës nuk do të marrë pjesë në koncertet e planifikuara në Las Vegas në 18 dhe 19 maj, në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë ose të performojë në ceremoninë madhështore që do të mbahet.

/Ora News.tv/