Eliona Pitarka është aktorja seksi e Apartamentit 2XL, e cila ka marrë vëmendje të madhe të publikut që prej daljes së parë në edicion lajmesh, e veshur vetëm me një xhaketë.

E pyetur nëse do linte Apartamentin për Portokallinë, ajo refuzoi menjëherë. Nuk do e linte as për një prezantim me moderatorin e njohur, Ardit Gjebrea.

Dihet se Eliona është prej 7 vitesh pjesë e modelingut dhe në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj tregoi se nuk do e linte aktrimin as për vendin e modeles seksi Kejvina në emisionin e Ermalit.

“Nuk e kam bërë asnjëherë për famë këtë gjë kështu që nuk do e kisha problem nëse një ditë nuk do punoja në televizion dhe nuk do isha e famshme. Mund të hap një biznes, të më ndihmojë ky shoku im,” – tha ajo, duke shtuar se kanë filluar të diskutojnë për dicka por nuk rrëfeu detaje konkrete.

/Ora News.tv/