Eliminimi nga Europa League, Strakosha: Marr përgjegjësitë e humbjes kundër Salzburg

Eliminimi nga Europa League, Strakosha: Marr përgjegjësitë e

Lazio shpërdoroi avantazhin prej 4-2 përballë Salzburg, me italianët që u mposhtën 4-1 në takimin e kthimit, çka bëri që të ishin ata skuadra që eliminohet.

Por, portieri "i të kaltërve", Thomas Strakasha mori të gjithë përgjigjësitë për humbjen e skuadrës, duke theksuar se gabimi në golin e dytë i kushtoi shtrejtë shokëve të ekipit:

"Djemtë bënë të pamundurën. Ishte gabimi im tek goli i dytë, duke ndikuar dhe ndryshoi të gjithë rrjedhën e lojës më pas.

"Është vërtet zhgënjyese. Nuk duhet që të eliminoheshim në këtë mënyrë. Barazimi ishte një rezultat i drejtë, por të pësosh tre herë brënda 4 minutave është një katastrofë.

"Salzburgu e meritoi gjysmëfinalen, por ne nuk e merituam që të eleminoheshim. Ne duam të shkojmë përpara
."-tha Strakosha për "Lazio Style Channel".

Pas disfatës në Europa League, Lazio-n e pret një tjetër sfidë "ferri" me të kaltërit që do luajnë këtë fundjavë derbin e qytetit kundër Romës, një duel që do të vendosë shumë dhe për ecurinë e skuadrave dhe do të përcaktojë shumë sa i përket zonës Champions.

EMISIONET