Eliminimi nga Champions, Neymar akuza arbitrave: Shkofshi në djallë!

Sulmuesi i PSG-së, Neymar Jr nuk arriti të jetë në asnjërën nga ndeshjet e fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League ndaj Manchester United, por kjo nuk e ndali që të sulmojë ashpër gjyqtarin e takimit të kthimit, Damir Skomina.

Pas eliminimit të skuadrës franceze nga Champions-i, ylli brazilian e ka shfaqur zemërimin e tij kundrejt arbitrit sllovak në rrjetin social "Instagram". Përmes një "Instastory"  Neymar akuzon katërshen e gjyqtarëve si të paaftë dhe që kërkojnë ndihmë nga një sistem i përsëritjes së aksionit.

"E turpshme! Katër njerëz që nuk marrin vesh fare nga futbolli ndihmohen nga VAR-i. Skandaloze! Nuk e di se ku do e dërgonte dorën Kimpembe në atë momente. Nuk është reale! Në djallë!"-shkruan Neymar, duke shfryrë në këtë mënyrë dufin.

Neymar mungoi për PSG-në për shkak të një dëmtimi në këmbën e tij të djathtë, dëmtim që pritet ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën 5 javë.

EMISIONET