Eliminimi nga Champions League i PSG-së ka bërë që në Francë të mendohet se presidenti i klubit parisien Nasser Al-Khelaifi po mendon për ndryshimet që PSG-ja i ka të domosdoshme për t’u përballur në të ardhmen me objektivat jashtë kufijve të shtetit transalpin.

Champions League ishte  “stacioni” dhe llogaria në pritje e një ekipi, që praktikisht “ecën, por nuk vrapon”.

Ndoshta së shpejti do të flasim për blerje të reja, ndërkohë që në edicionin e saj të së enjtes, “Le Parisien” vë në dukje disa lojtarë, të cilët pritet të largohen nga PSG-ja përpara nisjes së projektit të ri.

Duke filluar nga prapavija, gazeta franceze tregon se Dani Alves, për të cilin thotë se “intensiteti i tij nuk është i mjaftueshëm për të kompensuar ndikimin e tij teknik”.

Madje, e konsideron atë një pengesë për të treguar cilësitë Meunier. Largimi i tij shihet disi i ndërlikuar, gjithsesi, sepse kontrata e mbrojtësit brazilian skadon në vitin 2019 dhe, mbi të gjitha,ndikon marrëdhënia e shkëlqyer që mbrojtësi ka më Neymar. Në anën tjetër, mbrojtja paraqet nevoja për një ndryshim të plotë, teksa Kurzaëa dhe Yuri Berchiche nuk janë më të besueshëm.

 Me Neymar dhe Mbappé si ikona të reja të PSG-së, mund të jetë koha për t’u dhënë atyre statusin e yjeve të ekipit.

Cavani, Verratti, Di Maria dhe Pastore mund të marrin një shtysë për largimin e tyre dhe në të njëjtën kohë të kontribojnë me një shumë të mirë financiare që PSG-ja do të bënte mirë për të balancuar llogaritë e veta nën kushtëzimin e “fair play financiar”.

Lojtari i fundit i emëruar si largim nga “Le Parisien” është Rabiot, shumë i vlerësuar, të cilin e shohin edhe si kapiten të mundshëm, por pretendimet e tij ekonomike për të zgjatur kontratën pas vitit 2019 mund të pengojnë vazhdimësinë.

Përveç lojtarëve, një tjetër, nga ata kryesorët, i evidentuar si fajtor për eliminimin nga Champions-i, është drejtori sportiv, Antero Henrique, figurës së të cilit “Le Parisien” i kushton një artikull të plotë. “Peshku i kalbur qelbet nga koka”,  fillon ky shkrim. 


Henrique akuzohet se nuk është në gjendje të marrë hapin që presidenti Nasser Al Khelaifi i ka dhënë në përfshirjen e shpeshtë në klub. 


/Ora News.tv/