Elementë kriminalë trazira në protestë? Vasili: Nuk kemi! I ka marrë mazhoranca!

Elementë kriminalë trazira në protestë? Vasili: Nuk kemi! I

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në studion e Ora News, u pyet nëse do të ketë elementë me precedentë penalë që do të bëjnë trazira në protestë, duke deklaruar se elementë të tillë i përkasin mazhorancës. Vasili tha se edhe kjo është një nga arsyet pse protestohet gjatë ditës së nesërme.

Pjesë nga intervista: 

Vasili: Me keqardhje, sjelljen e policisë që ka qenë tërësisht provokative dhe e politizuar, ju e keni ndjekur, qoftë me deklarata dhe qoftë me kufizimet e paligjshme që nuk ka për t'i marrë njeri në konsideratë. Rindamë bashkë bindjen për të qëndruar larg kësaj klime provokative të kërkuar dhe orkestruar drejtpërdrejt nga Edi Rama. Kjo është e ditur.

-Zt. Vasili e mohoni kategorikisht që të ketë njerëz me precedentë penalë që do të tentojnë të bëjnë trazira sikundër thuhet në njoftimin e policisë?

Vasili: Nuk kemi të tillë. I ka mazhoranca. I ka marrë. I ka grumbulluar dhe organizuar dhe i përdor mazhoranca prej disa vitesh. Prandaj jemi në këtë miting madhështor për të pastruar qeverisjen e vendit. Mesazhet erdhën edhe nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane, sot nga reporteri i Budenstagut gjerman.  

Për sa i takon implikimit me kriminelë, ky është implikim që e mazhoranca dhe çdo provokim që kryhet lidhet vetëm me të. E kemi paralajmëruar qartësisht policinë dhe mazhorancën që i kemi në monitorim të fortë politik dhe profesional dhe për çdo veprim të gabuar që bëjnë do të jenë nën kontrollin tonë të rreptë.



EMISIONET