Një 41-vjeçar nga Elbasani u arrestua pasi tentoi të vrasë me thikë shtetasin R.L.,  29 vjeç. Siç njofton policia në pranga u vu Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen "Beqir Dardha" , Elbasan.

"Arrestimi në flagracë  i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi  në lagjen "Aqif Pasha",  gjatë një konflikti për motive të dobta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L.,  29 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha" Elbasan", thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë, thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë".

/Ora News.tv/