Një 35-vjeçar nga Ukraina është aksidentuar nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Policia thotë se "shtetasi A.O., 24 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar  shtetasin V.B., rreth 35 vjeç,  banues në  Ukrainë"

I plagosuri është transportuar  në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(Foto ilustruese)

/Ora News.tv/