Kërkohej në Itali, 49-vjeçari kapet në Elbasan

Kërkohej në Itali, 49-vjeçari kapet në Elbasan

Një 49-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane është arrestuar në Elbasan. Bëhet fjalë për Artur Llupa, ( alias Luan Tabaku alias Robert Cani) 49 vjeç.

Policia sqaron se "49-vjeçari më datë 16.01.2018 ishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”  parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998".

I arrestuari pritet ti dorëzohet autoriteteve italiane.

EMISIONET