Elbasan, i burgosuri gjendet i vetëvarur në qelinë e burgut

Elbasan, i burgosuri gjendet i vetëvarur në qelinë e burgut

Një 26 vjeçar nga Bulqiza, i akuzuar për përndjekjen e një vajze të re i dha fund jetës në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan.

Bledar Doda, dyshohet se kreu aktin ekstrem në kushtet e depresionit.

Burime nga paraburgimi thanë se i riu është evidentuar nga gardianët të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë dërguar me shenja jete në spital brenda 6 minutash.

Por i riu nuk ka mbijetuar.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë, ndërsa Prokuroria dhe shërbimet e brendshme të burgjeve kanë nisur një hetim për rastin.

Burimet thanë se 26 vjeçari kishte shfaqur më parë shenja të depresionit, në pritje të procesit gjyqësor. Ndërsa ngjarja e rëndë rikonfirmon alarmin e ngritur prej kohësh tashmë se depresioni është ndër shkaqet kryesore të vetëvrasjeve.

Statistikat zyrtare nga INSTAT deri në vitin 2018 tregojnë se gjatë 3 viteve të fundit 659 persona kanë kryer vetëvrasje. Ndërsa një raport i OKB tregon se në botë çdo 40 sekonda një person kryen vetëvrasje.

EMISIONET