Një 33-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi goditi infermierin e spitalit. Në pranga u vu shtetasi Besnik  Dashhana, i cili akuzohet për veprën penale 'goditje për shkak të detyrës'.

"Arrestimi i tij u bë pasi,  ky shtetas, duke marrë mjekim,  për motive të dobëta ka goditur infermierin e spitalit të Elbasanit,  shtetasin A.N., 33 vjeç, banues në Elbasan", sqaron policia.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit.

/Ora News.tv/