Elbasan, i dehuri sulmon me thikë njerëzit, 4 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një person në gjendje të dehur ka sulmuar me thikë disa persona në rrugë.

Policia thotë se "ngjarja ndodhi në Lagjen "Syrja  Dylgjeri"  shtetasi Gëzim Shabani në  gjendje të dehur në  rrugë  është  konfliktuar  dhe dyshohet të  ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit  E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç,  A.S., 42 vjeç dhe  U.S., 18  vjeç  banues në Elbasan"

Të  katërt shtetasit  e plagosur ndodhen në spitalin  Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori u arrestua pak orë pas ngjarjes. 

Shkak  i konfliktit dyshohet  të ketë qenë një  konfikt  i  mëparshëm që autori dyshohet të ketë patur  me  vëllain e shtetasit U.S.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

EMISIONET