Një 42 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një 18 vjeçar. Gazetarja e RTV Ora në Elbasan informon se kanë qenë familjarët të cilët kanë bërë denoncimin në polici duke akuzuar 42 vjeçarin se ka abuzuar seksualisht me djalin e tyre me probleme mendore dhe me aftësi të kufizuara

Nga policia informohet se personi është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

 "Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas  kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur"

Policia po vijon punen për kapjen e ndalimin e tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

/Ora News.tv/