Kanë rezultuar spektakolare 6 takimet e fundit të fazës së 1/16-ave në Europa League.

Atalanta e  Etrit Berishës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Borussia Dortmund duke humbur shancin për të vijuar më tej. Bergamaskët kaluan në avantazh me anë të Toloi që në minutën e 11-të, por Schmelzer në minutën e 83-të vendosi barazpeshën.

Fitore minimale 1-0 regjistroi Milan, me Borini që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 21-të. Kështu kuqezijtë kaluan në raundin tjetër, pas rezultatit të përgjithshëm 4-0 ndaj Ludogorets.

Të takimet tjera:

Arsenal-Ostersunds  1-2

Ath. Bilbao- Spartak Moscow 1-2

Braga - Marseille 1-0

Salzburg- Real Sociedad 2-1

/Ora News.tv/