Lacio-s ka mundur pastër 5-1 Steaua Bukuresht, duke përmbysur rezultatin e takimit të zhvilluar një javë më parë në Rumani dhe duke kaluar më tej.  

Ishte Ciro Immobile ai që zhbllokoi takimin që në minutën e 7-të.

Sulmuesi italian shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Luliç dhe pasi ndal me gjoks sferën, mposht Vlad. Dyfishimi erdhi nga Bastos në të 35-ën ndërsa Immobile me golin e dytë personal dhe të tretin e takimit mbylli llogaritë e fraksionit të parë.

Në pjesën e dytë Lacio gjeti dhe dy herë rrjetën me autor Anderson dhe Immobile që plotësoi hatt-trick personal. Goli i Gnohere në minutën e 82-të shërbeu vetëm sa për statistikë.

Skuadra tjetër italiane, Napoli mundi pastër 2-0 Leipzig. Napoletanëve i mjaftuan nga një gol për çdo pjesë për të mposhtur gjermanët, fitore që nuk i mjaftoi Hysaj më shokë për të kaluar më tej.

Në takimet e tjera


 Zenit- Celtic 3-0
 Atletiko Madrid-Copenhagen 1-0,
Dynamo Kiev-AEK Athens 0-0
Plzen-Partizani 2-0
Sporting- Astana 3-3
Villareal-Lyon 0-1


/Ora News.tv/