Emocionet e Uefa Champions League i kanë lënë vendin atyre të Europa League.

Kompeticioni i dytë për nga rëndësia për klubet europiane zhvillon sot ndeshjet e kthimit për fazën e 1/32 -ave. Me CKSA Moscoë që e ka siguruar një gogël në shortin që do të hidhet nesër 15 skuadra do të mësojnë sot fatet e tyre.

Dueli më interesant luhet padyshim në "Bergamo" aty ku Atalanta e Etrit Berishës pret Borusia Dortmund. Gjermanët vijnë më të avantazhuar në këtë përballje pas fitores 3-2 të arritur një javë më parë në "Signal Iduna Park".

Një tjetër sfidë italo-gjermane zhvillohet dhe në "Red Bull Arena" mes vendasve të Leipzig dhe kryesuesve të Seria A, Napolit. Edhe në këtë përballje janë gjermanët ato që janë më pranë kalimit në fazën tjetër, pas fitores  3-1 të arritur në "Sao Paolo".

Në takimet tjera , Milan pret Ludogorets, AEK Athens viziton Kievin për t'u ndeshur me Dyn Kiev.

/Ora News.tv/