Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

 Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe  e municionit", parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur  arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

EMISIONET