Ekstradohet nga Belgjika shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Belgjika shqiptari i shpallur në kërkim

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia njofton se i ekstraduari është shtetasi Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake" .

“Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës  një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri”,- njofton policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

EMISIONET