Ekstradimi i Nezar Seitit, avokati do bëjë kallëzim penal për prokurorët

Ekstradimi i Nezar Seitit, avokati do bëjë kallëzim penal

E ndërsa  Prokuroria e  Durrësit ka nisur  hetimin penal për rastin e ekstradimit të Nezar Seitit i njohur si financier i grupit  Habilaj , avokati i tij Detar Hysi ka reaguar duke paralajmëruar se do te bëjë kallzim penal ndaj Prokurorëve të Krimeve të Rënda, që sipas tij lejuan ekstradimin.

 Ne një prononcim për mediat Detar Hysi ka pohuar se Prokuroria e Krimeve te Rënda, për rastin Seitaj ka tejkaluar kompetencat duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane, dhe jo me prova dhe fakte te mbedhura ne shtetin tonë.

 Sipas Hysit drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën pasi sipas tij është njoftuar nga avokati se po ekstradohej  dhe nuk mori asnjë masë.

 Ndërkohë vete Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të nisë verifikimin  ne lidhje me  rastin Seitaj , nëse ishte apo jo Gjykata e Tiranës  kompetente për gjykimin e kësaj kerkesë.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se përderisa Seitaj rezultonte me çertifikatë banimi në Vlorë atëhere duket të ishte kjo gjykatë që duhet te merrte ne shqyrtim kërkesën e ekstradimit.

Nisur nga rasti në fjalë  Prokurorja e Përgjithshme ka kërkuar hartimin e një udhëzimi që do tu shpërndahet te gjitha prokurorive për tu zbatuar ne mënyrë që most u përseritet sërisht e njëjta situatë.   

EMISIONET