Ekspozohet për herë të parë kostumi popullor i Nënë Terezës

Ekspozohet për herë të parë kostumi popullor i

Në vitin e 13 të lumturimit  të Nënë Terezës është ekspozuar për herë të parë kostumi popullor që ajo ka veshur në moshën 13-14 vjeçare.

Kostumi përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur, shalli dhe dimitet.

Afërdita Onuzi :“Nënë Tereza këtë e ka veshur në moshën 13-14 vjeç. Interesantja në këtë kostum është mbi të gjitha këmisha e bërë e endur me elementë shtëpiakë natyralë. Në Prizren endej nga gratë  e qepej nga ato. Është një prodhim i punuar me dorë”

Etnologia Afërdita Onuzi shpjegon se ky kostum është shitur në mënyrë që familja e Nënë Terezes të siguronte disa të ardhura më shumë por si u sigurua sërish për t’u ekspozuar

Afërdita Onuzi:Në atë kohë ne praktikonim blerjen nga terreni të objekteve por edhe blerje me komision. Dhe kjo është një nga blerjet me komision, i ardhur nëpërmjet të shoqit të Maria Krajës.

I pranishëm në këtë ekspozitë nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi u shpreh se mësimet e Nënë Terezës duhet të vihen në zbatim për një jetë më të mirë.

Andi Seferi: “Kjo grua e madhe, kjo nënë e botës i kishte në të përditshme në botën e saj, mirësinë, paqen dhe dashurinë. Dhe ky qytet ku ne jemi ka nevojë për këto 3 elementë. Ka nevojë për këto 3 kollona në mënyrë që të bëhet një qytet i jetueshëm dhe i të gjithëve”

Në këtë ekspozitë u bënë pjesë edhe  objekte të tjera të   trashëgimisë kulturore  respektivisht Shkodrës  që ishte vendlindja e babait të Nënë Terezes dhe Prizrenit që ishte vendlindja e nënës së Nënë Terezës.

 

EMISIONET