Në kuadër të festave të nëntorit Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve solli për publikun një ekspozitë me objekte të cilat i përkasin atyre që ishin protagonistët e shpalljes së Pavarësisë. Drejtori i Muzeut Dorian Koci e quajti këtë ekspozitë një takim me historinë e formimit të shtetit shqiptar. Ndërkohë nipi i Gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Ministër Lufte dhe njëkohësisht krahu i djathë i Ismail Qemalit tha për OraNews se figura me rëndësi po lihen në harresë.

Në kuadër të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë solli për publikun një ekspozitë me objekte të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë si pena, me të cilën është nënshkruar Akti i shpalljes së Pavarësisë apo aparati telegrafik mors i cili u përdor gjatë viteve 1912-1914  nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Drejtori i Muzeut Dorian Koçi e quajti këtë ekspozitë një takim me historinë e shtetformimit shqiptar.

Koçi: Nëse do të kthehemi në kohën prapa dhe do të shikonim se çfarë peripecish ka kaluar dhe vështirësish ka kaluar shteti shqiptar dhe do të shikojmë që puna dhe mundi i këtyre 40 firmëtarëve të pavarësisë dhe 83 delegatëve dhe patriotëve nëpër botë që bënë të mundur ngritjen e flamurit është një punë që është kurorëzuar me sukses. 

Ndërkohë nipi i Gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Ministër Lufte dhe njëkohësisht krahu i djathë i Ismail Qemalit tha për OraNeës se figurat kyce që ndihmuan në shtetformimin e Shqipërisë janë lënë në një harresë gati të qëllimshme dhe dashakeqe. 

Nipi i Gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Ministër i Luftës: Nuk e di sesi mund ta shpjegoj që nuk ka asnjë emër, asnjë vend i dalluar për Mehmet Pashën, që mund të thuhet që po ka qenë, ai ka qenë gjenerali i parë i ushtrisë. Në 4 dhjetor ai ka themeluar ushtrinë e parë shqiptare, kurse në 11 janar ka themeluar xhandarmërinë e parë. Unë jam krenar që jetoj akoma dhe e gëzova ditën e sotme të 105 vjetorit. 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në hollin kryesor të Muzeut Kombëtar nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor 2017.

/Ora News.tv/