Ekspozita, fëmijët sjellin muzën e qyteteve në 100 piktura

Ekspozita, fëmijët sjellin muzën e qyteteve në 100 piktura

Fëmijët kanë sjellë nëpërmjet 100 punimeve të ndryshme frymëzimin ose muzën që të krijojnë shpesh qytetet muze të Shqipërisë si Gjirokastra, Berati dhe Butrinti.

Fëmijët: "Ky është Butrinti me kullën e vjetër dhe me këtë kam treguar fantazinë e frymëzimin tim për pikturën. Edhe këtu kam marrë pjesë të fotografive të ndryshme bashkë me kokën e Deas. Këto janë punë me gërvishtje, këto janë tre kërcimtarët që kërcejnë mbi një tapet në qytetin e Gjirokastrës."

"Në pikturë është paraqitur qafa e pazarit të Gjirokastër, është realizuar me akrelikë dhe ka qenë e vështirë për ne."

Kuratori i ekspozitës, Agron Hasanaj, thotë se në piktura janë përcjellë detajet e gjalla të qyteteve. 

Hasanaj: Bëhet fjalë për qytetet muze të Shqipërisë dhe pikërisht për Berat, Gjirokastër dhe Butrint. Rreth këtyre qyteteve janë trajtuar temat si peisazhi urban, peisazhi klasik i rrethinave të qyteteve dhe ka patur trajtime dhe për veshjet karakteristike të këtyre zonave.

Në ekspozitën e çelur prej tri ditësh në ambientet e Muzeut Historik nuk kanë munguar as vizitorët. Piktori i njohur Bujar Zajmi vlerëson fantazinë e fëmijëve në këto punime.   

Zajmi: Është mendimi shumë i avancuar figurativ që nuk është kollaj se piktorët zakonisht mbeten tek natyra reale nuk thonë gjë, kurse duhet të flasësh. Ai flet, flet me mjetet figurative, pra duhet të jesh brenda gjinisë. Fëmija është shumë i avancuar, brezi i këtyre ndryshon nga brezi jonë sepse kanë mjete të fuqishme që i ndihmojnë, por nuk është domosdoshmëri, gjithmonë mbetet mendja, truri, idetë e fëmijës, shumë naiv, shumë i sinqertë.

Vjetërsia e qyteteve muze, si relika e tyre më e rrallë ka tunduar artisitët e cdo kohe që të eksplorojnë në nëpër hapësira e shtigje të pashkelura, sikurse kanë bërë këtë herë edhe fëmijët.

EMISIONET