Ekspozita "Arti Pamor Lezhjan 2017" bëri bashkë 31 artistë nga ky qytet, të cilët u prezantuan me portrete, natyrë të qeta dhe gjini e zhanre të tjera.

Ymer Metaliaj: "Portretet, kompozimet, natyrat e qeta dhe personazhet vijnë në këtë ekspozite për lezhjanët dhe qytetarët nga qytete e vende të tjera të realizuara me mjeshtëri arti."

Kjo ekspozitë shënoi edhe debutimin e parë si piktor të ish-deputetit Eduart Ndocaj, i cili ka paraqitur disa punime. Vetë Ndocaj thotë se pasioni për pikturën e ka bërë që të lërë mënjëanë angazhime të tjera.

Eduart Ndocaj: “Pasioni i pikturës, që kohët e fundit më ka pushtuar më shumë sesa e mendoja është abrstraksioni dhe peisazhet.”

Në këtë ekspozitë janë paraqitur gjithsej 60 punime, duke tërhequr vemendjen e shumë artdashësve lezhjanë dhe më gjerë.


/Ora News.tv/