Artistja Edit Pulaj solli ekspozitën “Metrat e fundit” në javën e dizajnit, në Tiranë. Koleksioni i pikturave dhe instalacioneve tërheq vëmendjen tek hapësirat ku veprat e artit pushojnë përkohësisht. Fundi i veprave të ekspozuara, është kuruar nga vetë artistja në një punë 20 –të vjecare

Edit Pluaj: Shpresoj shumë që gjatë gjithë këtij udhëtimi që ka bërë kjo vepër e krijuar 20-të e ca vite më parë si pjesë e  diplomës time në Londër, vjen gjithmonë duke u shkurtuar dhe këto janë metrat e fundit që kanë mbetur nga një kryevepër monumentale, sepse ka pikturuar me dorë në metra pa fund të këtij instalacioni, ose pikture instalative që mund të quhet.

Artistët pjesëmarrës në ekspozitë, vlerësuan punën e autores duke kërkuar që veprat të përcillen tek publiku.

Fatos Qerimaj: Këto vepra duhet të jenë patjetër pjesë e një hapësire publike dhe duhet të jetë një vepër, e cila duhet të fillojë dhe të qarkullojë në mjedise të ndryshme. Mos të jetë më stok i vetë artistëve.

Në ekspozitë të pranishëm ishin artistë të ndryshëm ministrja e kulturës Elva Margariti, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ambasadori i OSBE Berndt Borchardt dhe përfaqësues të tjerë të selive diplomatike në Tiranë.

/Ora News.tv/