"Euroja", eksportuesit pasojat në afatmesme: Nuk do investojmë e as do punësojmë

"Euroja", eksportuesit pasojat në afatmesme: Nuk do

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News tha se efekti i zhvleftësimi i euros do të ketë pasoja në tre muajt në vijim, ku eksportuesit nuk do të investojnë dhe as nuk do të kenë punësime të reja.

Shkodra: Ne po analizojmë pasojat dhe efektet që do të ketë. Natyrisht po humbim, po humbin nga fitimet e tyre. Po mbajnë kontratat gjallë me shpresën që dikush do të ndërhynte. Ndërhyri Banka e Shqipërisë. Shpresoj se do të ketë efekte. A do të jetë e qëndrueshme? Reflektimi do të ishte në tre muajt në vijim. Kishin mundësi për riinvestime dhe nuk do të investojnë. Kishte industri që do të shuanin turnin e dytë apo të tretë sepse do të humbnin kapacitetin në rajon.

EMISIONET