Ekspertimi i audio-përgjimit të Xhafajt, Manjani: Mashtrim publik i Ramës!

Ekspertimi i audio-përgjimit të Xhafajt, Manjani: Mashtrim publik i

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se kryeministri Rama mashtron publikisht kur deklaron se zëri në audio-përgjimin e Agron Xhafajt nuk është origjinal.

Manjani: Vijmë tek verifikimi? Çfarë ndodh me verifikimin e zërit?! Për të bërë një verifikim të autenticitetit të dikujt, duhet origjinali të flasë. Këta e hoqën origjinalin. Thonë se e ka depozituar zërin në Prokurori. E ka depozituar kot sepse që të bëhet verifikimi i një zëri siç bëhet verifikimi i një zëri bëhet me akt ekspertimi. Pra duhet të çelet një procedim dhe është eksperti që e bën këtë punë. Kjo nuk u bë. Çdo lloj verifikimi i pretenduar që është bërë është mashtrim publik. Nëse ka një person që mashtron është kryeministri. Unë po gjykoj veprimtarinë publike të kryeministrit. Nëse ka një zyrtar publik që po mashtron është kryeministri.


EMISIONET