Ekspertët  akuzojnë Ministren e Infrastrukturës dhe Autoritetin e Aviacionit Civil se nuk kanë marrë masa ndaj koncesionarit të Rinasit për shtimin e masave të sigurisë.Dritan Goxhaj shprehet se pavarësisht se në raportin për sigurinë në fushën e aviacionit civil u konstatuan shkelje të rënda, Ministrja nuk reagoi. Po ashtu edhe ish-drejtori i Emergjencave Civile kritikon institucionet e linjës të cilat nuk zbatuan asnjë prej gjetjeve të raportit për shtimin e sigurisë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë mban përgjegjësi për mos zbatimin e masave të sigurisë nga koncesionari i Rinasit.

Ekspertët të ftuar në studion e Rtv Ora kanë sqaruar se edhe pse kishin një raport se koncesionari nuk përmbushte kriteret e sigurisë, nuk morën masa duke shpërdoruar detyrën.

Goxhaj: Në rast se Autoriteti thotë ose Ministrja thotë se nuk ka ka dëgjuar koncesionari, atëherë le të tregojnë vetëm njëherë zbatimin e kodit. Një nga masat administrative që duhet të marrë Autoriteti është gjobë nga 5 milion në 10 milion lekë të vjetra për çdoi gjetje që ata mund ti bëjnë firmës së sigurisë.Le të tregojnë njëherë që e ka gjobitur. Ka dështuar totalisht në kryerjen e detyrave të veta. Deklarata e Ministres dhe gjithë këtyre që thonë ne e dinim  që ishte ky nivel dhe nuk kanë marrë asnjë masë, tregon që këta kanë bërë një vepër penale të shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë ish-drejtori i Emergjencave Civile  deklaroi se edhe në 2017 është propozuar shtimi i masave të sigurisë, por asnjë nuk u mor parasysh.

Prençi: Jo vetëm shtimi i masave që do të kompensonin ruajtjen dhe sigurinë që bënte dikur reparti i rendit tani do të bëheshin me masa sigurie të telekomanduar, me sensorë, nuk u bënë kurrë. Për këtë e ka përgjegjësinë drejtëpërdrejtë Autoriteti,  Ministria e Transporteve.

Grabitjet e përsëritura në aeroportin e Rinasit sipas ekspertëve  duhet të sillnin reagimin e shtetit dhe siguria ti kalonte policisë.

Ndërsa ngrenë pikëpyetje për përfshirjen e ushtrisë në mbrojtjen e aeroportit.



/Ora News.tv/