Vetëm 10 ditë ka zgjatur aventura e Bojan Gjorgievski te Kamza.

Mbrojtësi 27 vjeçar ka vendosur të braktis skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka, duke habitur jo pak opinionin sportiv. Burime të sigurta për "Ora News", pohojnë se Bojan është rikthyer në Maqedoni për shkak të bashkëshortes së tij.

Nuk dihet ende kjo zgjedhje e bashkëshortes së Gjorgievski, por shkak duket se është bërë situata financiare që po kalon skuadra nga periferia e kryeqytetit.



/Ora News.tv/