Ekskluzive/ Liga Profesioniste, Laçi: U shitën të drejtat televizive pa na pyetur ne

Ekskluzive/ Liga Profesioniste, Laçi: U shitën të drejtat

Drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi ka pohuar se Liga Profesioniste do të jetë e rëndësishme për të "shitur" futbollin shqiptar brenda kufijve dhe më gjërë. Megjithatë, në një intervistë ekskluzive për "Ora News", Laçi ka treguar se kontrata për të drejtat televizive, e shitur akoma pa krijimin e kësaj Lige, do të ribëhet.

Arbi Laçi: Emri duhet shitur më mirë. Emri duhet mbrojtur. Emri duhet kuruar në të gjitha pikat më të rëndësishme të tij. Dhe në këtë linjë logjike duhet në mënyrë absolute që ajo pjesa organizative të ndihmojë futbollin në mënyrë që të jetë më i shitshëm, të jetë më produktiv për thithjen e të ardhurave dhe më pas, jo vetëm që duhen marrë por edhe duhen rishpërndarë më mirë. Kam kërkuar gjithmonë të na vihet në dispozicion kontrata katërvjeçare për të drejtën televizive. Ende nuk e kemi marrë. Unë vijoj ta kërkoj për ta konsultuar dhe për ta parë sepse ajo kontratë duhet ribërë në momentin që Liga do të marrë jetë sepse Liga do të vendosi vetë për sa i përket burimit të të ardhurave, menaxhimit të shitjeve të të drejtës televizive etj. Kështu që Liga domosdoshmërisht duhet të jetë kopetente për të vendosur kontratën që normalisht duhet rishikuar. 

EMISIONET