Ekskluzive/ Gjici: Krijimi i Ligës Profesioniste frymëmarrje për klubet shqiptare

Ekskluzive/ Gjici: Krijimi i Ligës Profesioniste frymëmarrje për

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici është i bindur se krijimi i Ligës Profesioniste të futbollit shqiptar është një hap i mirë për të gjithë klubet pjesëmarrëse. Në një intervistë ekskluzive për "Ora News", numri 1 i klubit verilindor u shpreh:

Safet Gjici:Liga duhet të kërkoj sponsora të fuqishëm, sidomos kryetari i Shoqatës dhe të gjithë klubet që janë pjesëtar të ligës. Kryetari i Ligës duhet të jap rezultate çdo 6 muaj, duhet të raportoj para presidentëve se çfarë kemi bërë. Duke pasur të ardhura më të larta klubet shqiptare, natyrisht do të ketë produkt akoma më të fortë sepse do ketë blerje më cilësore, lojtarë më të mirë. Do të bëhet loja më e fortë, më e bukura. E duke ndodhur kjo do na vijnë tifozët. E duke ardhur tifozët do të rriten edhe të ardhurat e klubit. Pra janë të lidhura zinxhir. Unë nuk e kam parë në fakt kontratën që e drejta televizive është shitur për 4 vite, por nëse Kryetari i Ligës  do të ketë sponsor më të fuqishëm se kjo që është shitur padiskutim që nuk do të jetë pjesë e diskutimit të Ligës, pasi prandaj është krijuar. Por duhet të shikojnë se nëse ka sponsor më të fuqishëm ky që na ka blerë të drejtën televizive për 4 vjet, e nëse do të ketë patjetër që do të shikohen me sy tjetër, pasi të ardhurat e klubit kryesisht janë nga të ardhurat televizive. Liga duhet ta kontrrollojë edhe pse prap e ka në mbikqyrje Federata. Kordinimi mes Federatës dhe Ligës besoj se do të jetë bashkëpunues që të kemi sa më pak gabime të arbitrave në fushë.

EMISIONET