Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka i ftuar në emisionin "Ekopolitikë” në RTV Ora deklaroi se sa i përket ekonomisë vendase Shqipëria ka negociuar në mënyrën më të gabuar të mundshme.

Jaka: Organizata botërore e Tregëtisë ka rregullat e veta dhe nuk është proces i ndërlikuar për çdo vend sepse ajo sa më e hapur të jetë për vende që duan të jenë pjesë e saj aq më mirë është për të. Është një sukses për OBT dhe jo për vendin që aderon aty. 

Serbia ka strategjinë e vet dhe shquhet Serbia për strategji, sidomos për të mbrojtur ekonominë vendase.  Ndërsa lidhur me dy proceset e tjera që janë marrveshjet e tregëtisë së lirë dhe procesi i ceftes, Shqipëria ka negociuar në mënyrën më të gabuar të mundshme, duke harruar potencialet dhe sipërmarrjen vendase. 

Po ju tregoj një rast. Kur Shqipëria negociaonte me Maqedoninë për marrëveshjen e tregëtisë së lirë, negocion për një produkt që ishte majaja e bukës dhe produktin e parë që vinte nga maqedonia për në Shqipëri e fut pa doganë Maqedonia, ndërsa lëndën e parë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri që ishte mundësia e vetme atëherë që të prodhohej produkti në Shqipëri dhe të dilte i gatshëm, futet me doganë. Ndërkohë që Ministria e Ekonomisë së asaj kohe ishte në proces privatizimi të fabrikë së majasë së bukës. Pra sa e paorientuar ishte administrata publike për të përfaqësuar interest kombëtare.

/Ora News.tv/