Komisionet Parlamentare kanë nisur punën në sesionin e ri me rrëzimin e dekreteve të presidentit. 5 prej tyre janë kundërshtuar në Komisionin e Ekonomisë dhe pikërisht projektet që kanë të bëjnë me kontratat koncesionare.

Ahmetaj: Që ligji mos të ketë fuqi prapa vepruese, pra nga fundi i korrikut deri në datën 1 korrik, por kemi vënë 1 tetorin, që përkonte me procedurën e shqyrtimit nga ana e presidentit.

Denaj: Ne si ministri Finance dhe të gjithë institucionet kishim nevojë për kohë disa javore. 

Opozita e re u shpreh pro presidentit.

"Presidenti nuk është armiku i popullit, nuk është as armiku i pushtetit"

 Ashtu si pritej deputetë të mazhorancës akuzuan Presidentin për qëndrim të një anshëm.

Bushati: Qëndrimi i presidentit është politik në thelb dhe të gjitha diskutimet që janë ringritura janë ato të parashtruara.

Për përfaqësuesin e presidentit qëndrimi nuk është politik, por janë vërejtur shkelje të Kushtetutës dhe secili dekret është i argumentuar.

Dervishi: Presidenti ka rol neutral të balancuar për ruajtjen e ekuilibrit brenda funksionimit në një shtet demokratik. Ai nuk është pjesë as e ekzekutivit, as e legjislativit dhe as gjyqësorit. Qëndron mbi këto, ushtron kompetenca që diktojnë në mënyrën e organizimit të tyre.

Edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u rrëzua kërkesa e Presidentit Meta për rishikimin e ligjit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

/Ora News.tv/