Teatri i Operas dhe Baletit do të krijojë korin për fëmijë, zërat më të mirë të dalë nga konkursi EJA KËNDO ME NE. Dirigjentët punuan 4 muaj, zgjodhën 10 shkollat me koret më të mira, fituesit do të jenë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të Teatrit të Operas dhe Baletit. 

"Edukimi përmes artin", projekt i ministrisë së Kulturës, Teatrit të Operas dhe Baletit dhe shkollat  ia rriti qëllimit të tij promovoi muzikën dhe impenjoi shkollat të krijonin koret e tyre.

Nga të gjitha shkollat 9-vjecare të Tiranës, u përzgjodhën 10 prej tyre me arritjet më të larta dhe u trjanuar nga  TOB me dirigjent për 4 muaj më rradhë për të arritur deri në konkursin final në prani të profesionalistevë, mësuesve të shkollave dhe prindërve.

50 fëmijët që do të zgjidhen për aftësitë e tyre vokale, TOB ka menduar ti bëj pjesë të korit të fëmijëve pranë këtij insitucioni për të nisur një rrugëtim të  ri për ta.

Gjithashtu janë përgatitur disa manual për të lehrësuar mësuesit e muzikës gjatë orëve të mësimit të tyre.

/Ora News.tv/