Egjipti dënoi ashpër sabotimin e katër anijeve pranë ujrave territoriale të Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Egjiptit.

"Egjipti gjithashtu dënon të gjitha aktet që mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Emirateve dhe sigurinë e kufijve të tokës dhe të detit", thuhet në deklaratë.

"Qeveria egjiptiane shpreh solidaritetin e tij me popullin dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe", thotë Ministria e Jashtme e Egjiptit, duke theksuar marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.

Teherani kërkon hetime

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane e përshkroi si "alarmante" sulmin në katër anijet tregtare në ujërat territoriale të Fujairah, zonës që i përkasin Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për një hetim.

Abbas Mousavi deklaroi se "incidente të tilla kanë ndikim negativ në sigurinë detare" dhe u kërkoi vendeve të tjera rajonale të "ushtrojnë vigjilencë për planet destabilizuese nga agjentë të huaj".

Khaled al Falech, Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, njoftoi se dy tankera të Arabisë Saudite u uslmuan në ujërat territoriale të Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pasur parasysh se një veprim i tillë rrezikon sigurinë e furnizimit me energji globale.

"Sabotimi" ndodhi në një zonë të vendosur në një distancë të shkurtër nga ngushtica e Hormuzit.

/Ora News.tv/