Egërsohet fushata elektorale në Itali

Egërsohet fushata elektorale në Itali

Pak ditë nga zgjedhjet politike të 4 marsit e në Itali e klima parazgjedhoee është gjithnjë e më e rënduar.

Jo vetëm debate të forta politike, manifestime e përleshje me  policinë, por dhe episode dhune që tensionojnë akoma dhe më shumë këtë fushatë elektorale.

Një ditë më parë në qytetin  e Palermos , një eksponent i lartë i degës provinciale të partisë Forza Nuova, është lidhur duar e këmbë nga një grup personash me fytyra të mbuluara dhe është rrahur keq. Dhe pse nuk është në rrezik për jetën ka marrë plagë të rëndë në kokë dhe shumë plagë të tjera në fytyrë e trup.

Forza Nuova është një parti politike e së djathtës ekstreme e akuzuar shumë herë për tonet raciste e fashiste të përdorura gjatë kësaj fushate elektorale. Anëtar i kësaj force politike dhe kandidat për zgjedhjet lokale të 2017 ishte dhe autori i ngjarjes së ditëve më parë në qytetin e Maceratës ku 6 emigrantë afrikanë u plagosën me armë zjarri për motive raciste.

Gjithashtu në qytetin e Peruxhias një 37 vjeçar që po shpërndante pllakate elektorale të forcës politike "Poter al Popolo" është goditur tre herë me thikë nga një grup personash ende të paidentifikuar, por është jashtë rrezikut për jetën.

Pas këtyre ngjarjeve, të gjitha forcat politike e liderët e tyre bëjnë thirrje për të ruajtur qetësinë duke ulur tonet e gjuhës fashiste në fushatë por dhe duke mos justifikuar asnjë aksion në emër të antifashizmit.

"Episodet e dhunshme janë një tingëllim alarmi që nuk duhet nënvlerësuar" është komenti i Partisë Demokratike të ish-kryeministrit të Matteo Renzi.

"Antifashizmi është një kulturë paqeje. Të dhunshmit mos ta përdorin për të justifikuar aksione e tyre" është thirrja e lëshuar gjatë këtyre orëve nga kryetarja e Parlamentit italian Laura Boldrini.

EMISIONET